Albanian Algebraic Geometry Group (AAGG ose A^2G^2) është një grup pune me matematikanë shqiptarë në fushën e gjeometrisë algjebrike, dhe aplikimeve të saj në fusha të tjera si teoria e numrave, sipërfaqet e Rimanit, kriptografia eliptike dhe hipereliptike, fizikës matematike, etj.
Aktivitetet tona shtrihen kryesisht në Shqiperi dhe përqendrohen tek organizimi i konferencave Albanian School in Algebraic Geometry dhe projekte te ndryshme me anetaret e grupit.